Vdekja e 15-vjeçares ruse, prokuroria kërkon 45 ditë burg për Ermal Fatajn

23/07/2017 00:00

Prokuroria e Sarandës kërkon arrest me burg me afat 45 ditor për Ermal Fatajn, i dyshuar se mund të jetë ai personi që goditi për vdekjen me një mjet uji turiten ruse.

Kërkesa e prokurorëve, që do të shqyrtohet të hënën, synon arrestin me afat derisa ekspertët të kthejnë një përgjigje pas ekspertizës biologjike.

Prokurorët thonë se turistja 15-vjeçare kishte hyrë për t’u larë në ishujt e Ksamilit dhe më pas disa pushues e kanë vërejtur që trupi i vajzës po pluskonte pa jetë mbi ujë.

Pas dyshimeve se viktima mund të jetë goditur nga një mjet lundrues, prokurorët konstatuan fije floku në helikën e skafit që po drejtohej nga Fataj.

Por i dyshuari mohon të jetë përgjegjës për ngjarjen, pasi sipas tij, nëse do ta kishte goditur të ndjerën do kishte marrë masa për t’i ardhur në ndihmë.

Top Channel