Vlorë, digjet tërësisht një mjet. Shkak, bateria
22/07/2017 00:00
Një mjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e të shtunës në qytetin e Vlorës, në lagjen “28 nëntori”.
Edhe pse forcat zjarrfikëse mbërritën në kohë mjeti u dogj plotësisht. Sipas tyre dyshohet se shkak i zjarrit ka qënë një defekt teknik i makinës, por gjithësesi po hetohet lidhur me shkaqet e zjarrit. Makina me targë AA 927 JE është në pronësi të SH. F.
Banorët e zonës që kanë lajmëruar zjarrfikëset thonë se ishte dëgjuar një shpërthim, por pas verifikimit nga specialistët rezultoi se zjarri kishte rënë për shkak të baterisë. Ndërkohë hetimet e policisë vazhdojnë për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.
Top Channel