Plagosja e Prelës, policia: Tentativë vrasje me pagesë

22/07/2017 00:00

Nga operacioni “Pagesa” janë arrestuar autorët dhe bashkëpunëtorët e tentativës së vrasjes me armë të Mishel Preles.

24 orë nga ngjarja policia e ka zbardhur atë dhe ka arrestuar anëtarët e grupit, duke filluar nga porositësi, ekzekutori dhe përkrahësit pas kryerjes së krimit.

Më konkretisht Ervin Zallumin nga Tirana. Ky shtetas është personi që ka porositur vrasjen e shtetasit Mishel Prela, kundrejt shumës prej 80.000 euro, shumë të cilën do t’ia jepte shtetasit Shkëlzen Buci dhe bashkëpuntorve të tij. Shkëlzen Buci, 34 vjeç, lindur në Peshkopi e banues në Tiranë, i cila ka qenë në rolin e ekzekutorit , të cilit i është gjendur dhe sekuestruar arma e krimit.

Miklar Tola, i cili është bashkëpuntor në tentativën e vrasjes. Trim Hidri, i cili ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit, të autorëve të krimit. Ermir Tola pjestar aktiv i këtij grupi kriminal. Motive i kësaj ngjarje është hakmarrja.

Top Channel