
Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Pazari” ku ka sekuestruar armë, drogë dhe municione luftarake duke vënë në pranga tre persona.
Të arrestuar janë Skënder Vrenozi, 57 vjeç nga Fieri, Spartak Çeraj, 43 vjeç dhe Klaudio Hasaj, 32 vjeç nga Shkodra.
Gjatë kontrolli të ushtruar në lagjen “16 Prilli” në shtëpinë e Skënder Vrenozit dhe në lokalin në pronësi të tij “Gentvis”, Patos , u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 75.5 Kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Gjatë operacionit, bashkë me Vrenozin, ishin edhe Spartak Çeraj dhe Klaudio Hasaj të cilët dyshohen si bashkëpunëtor të kësaj veprimtarie kriminale.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në shtëpinë e E.Vrenozit, 31 vjeç, djali i Skënderit, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri tip pistoletë TT me 1 krëhër dhe 5 fishekë.
31-vjeçari u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Top Channel