Sekuestrohen 71 kg kanabis në Gjirokastër
20/07/2017 00:00
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Golemi” duke sekuestruar një sasi prej 71 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa.
Policia bën të ditur se droga është zbuluar në banesën e shtetasit J.K. në fshatin Golem të Gjirokastrës.
Shtetasi J.K, banues në Sarandë, është shpallur në kërkim.
Top Channel