
Policia e Elbasanit në bashkëpunim me forcat speciale RENEA kanë bërë të mundur arrestimin e një 44-vjeçari, i cili ishte i dënuar 19 vjet e 7 muaj burg për vrasje me dashje në Itali.
Persona i arrestuar, sipas policisë është shtetasi Astrit Sufali, i cili e ka ndryshuar emrin më pas në Adriano Sufali, Arben Zaim, si dhe Josko Rançiç.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal dhënë më datë 01.04.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” me qëllim ekstradimin nga Shqipëria drejt Italisë të shtetasit të lartpërmendur.
Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane të drejtësisë, mbi bazën e Urdhër Arrestit Evropian lëshuar më datë 14.02.2012 nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Brescia – Itali, e cila ka caktuar dënimin me 19 vjet e 7 muaj burgim për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje”.
Ndalimi i tij, u bë me qëllim ekstradimi në shtetin Italian.
Top Channel