Me maska e armë, grabitet karburanti në Berat

19/07/2017 00:00

Tre persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur një pikë karburanti në fshatin Poshnje të Beratit.

Autorët kanë kërcënuar me armë punonjësin e pikës së karburantit duke grabitur paratë e arkës.

Nga deklarimi i punonjësit, shumë e grabitur është rreth 270 mijë lekë.

Policia thotë se është duke punuar për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të grabitjes.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta