Lezhë, antikrimi kap të kërkuarin nga drejtësia italiane

19/07/2017 00:00

Agjentët e antikrimit të organizuar në Drejtorinë e Policisë së Lezhës kanë vënë në pranga këtë të mërkurë një shtetas shqiptar të kërkuar nga drejtësia italiane.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka rënë Arben Gjikolaj, 36 vjeç nga Lezha, i kërkuar nga organet e vendit fqinj.

Sipas burimeve, Gjykata e Torinos në qershor të vitit të kaluar e ka dënuar Gjikolajn në mungesë me 6 vjet burg për kryerjen e veprës penale të “shfrytëzimit të prostitucionit”.

Ndalimi i tij është bërë pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative. Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit përkatës për nisjen e procedurave të ekstradimit drejt shtetit italian.

Top Channel