Greqi, arrestohet i kërkuari nga Shqipëria

19/07/2017 00:00

Një shtetas shqiptar, 42 vjeç është arrestuar prej autoriteteve greke në vendin e quajtur Istea, në  ishullin e Evias.

Sipas policisë greke, shtetasi shqiptar, emri i të cilit nuk bëhet publik për momentin, u ndalua prej një patrulle të policisë në aksin rrugor që lidh qytezën me qytetin e Kalkidhës.

Prej verifikimeve të kryera rezultoi se 42-vjeçari ishte shpallur në kërkim prej Interpol Tirana, pasi është dënuar nga gjykata shqiptare me 16 vjet burg nën akuzën e vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Mësohet se gjatë arrestimit ai nuk ka bërë asnjë rezistencë, ndërsa në banesë nuk i është gjetur asnjë objekt i dyshimtë.

Ai do të dërgohet në gjykatën e Kalkidhës, e cila do të vendosë për ekstradimin e tij drejtë Shqipërisë në ditët në vazhdim. Deri atëherë 42-vjeçari do të mbahet në burgun e Kalkidhës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA