Vlorë, vijon operacioni anti-drogë, sekuestrohen 300 kg kanabis

18/07/2017 00:00

Forcat e policisë së Vlorës kanë vijuar operacionin masiv anti-drogë në territorin e Llakatundit.

Kështu, në orët e fundit është finalizuar aksioni i koduar “Java”, në kuadër të të cilit janë sekuestruar 300 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Droga ishte e ndarë në 24 thasë dhe është sekuestruar në një territor toke i përdorur si ullishte. Ndërkohë, në pranga ka rënë poseduesi i lëndës narkotike, shtetasi Agron Danaj, 52 vjeç dhe banues në fshatin Grabian.

Policia e qarkut jugor po vijon kontrollin e territorit me qëllim goditjen e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel