Shkodër, arrestohet zjarrvënësi; dogji 5 dynym tokë

18/07/2017 00:00

Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë paraditen e sotme një shtetas të akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme.

I arrestuari është 64-vjeçari Pjetër Pervata, banues në fshatin Hot i Ri, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin disa shkurreve, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje prej rreth 5 dynym.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale të “shkatërrimit të pronës me anë të zjarrit”.

Top Channel