Nga Vlora në Tiranë, arrestohet grabitësi

18/07/2017 00:00

Erdhi nga Vlora për të grabitur, por aventuara e tij përfundoi shumë shpejt. Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 28-vjeçar, i cili dyshohet të jetë autori i tentativës së grabitjes së argjendarisë mëngjesin e së hënës në rrugën e Dibrës, ku mbeti i plagosur edhe pronari Vangjel Kashara.

Albin Nazaj u vu në pranga pak orë pas ngjarjes, jo shumë larg vendit të krimit. Ai u ndalua nga policia në rrugën “5 Maji”, ndërkohë që rezulton person me precedentë penalë.

Nazaj rëzulton i dënuar më parë për veprat penale të “Vjedhjes”, “Kundërshtimi punonjësit të rendit publik” dhe “Moskallëzim krimi”.

Në momentin e ndalimit, atij nuk i është gjetur arma e krimit. Hetuesit dyshojnë se pistoletën me të cilën për pak i mori jetën pronarit të argjendarisë, Nazaj mund ta ketë hedhur në ndonjë kazan mbeturinash.

Policia po ashtu po verifikon nëse 28-vjeçari ka vepruar i vetëm, pasi nuk përjashtohet mundësia të ketë patur bashkëpuntor.

Ndërkohë, pronari i argjendarisë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në një grabitje tjetër të argjendarisë së familjes, në vitin e largët 1997, mbeti e vdekur Flutura, e ëma e Vangjel Kasharës. Në atë kohë kjo ngjarje mbeti pa autor.

Top Channel