Stuhi dhe shi në juglindje, reshjet pritet të prekin dhe jugun

15/07/2017 00:00

Ashtu siç kishin lajmëruar sinoptikanët, rreshjet e shiut në formë stuhie nisën. Dje në mbrëmje qyteti i Korçës për 30 minuta u godit nga reshje të forta që shkaktuan edhe përmbytje në rrugët e qytetit.

Reshjet pushuan shpejt duke u zhvendosur në zonën e fushës së Korçës. Sinoptikanët parashikojnë që pasditen e të shtunës dhe veçanërisht ditën e dielë do të ketë reshje shiu në zonën e jugut të Shqipërisë por edhe në bregdet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA