Fundjavë në plazh, situata rrugore në gjithë vendin

15/07/2017 00:00

Fundjava sjell një fluks lëvizje mjetesh në drejtim të zonave bregdetare duke sjellë dhe rëndim të trafikut, sidomos në aksin Durrës-Tiranë.

Policia rrugore bën të ditur se deri në mesditë sitauta ka qënë normale. Aksi rrugor nga Rrethrotullimi i Cermës – Lushnje- Fier- Levan- Fratan nuk ka ngarkesë- lëvizja normale. Në akset rrugore për në Seman dhe Divjakë ka fluks lëvizje por pa probleme. Aksi rrugor Tirane – Maminas -Gjiri Lalëzit është me ngarkesë normale. po kështu dhe aksi Durrës- Kavajë.

Në rrugën Shkodër -Velipojë hyrja ka patur ngarkesë, por tani e normalizuar. Ndërkohë që Saranda ka trafik në drejtim të Ksamilit, por pa probleme.

Përsa i përket Tiranës, policia u kërkoi drejtuesve të mjeteve të shfrytëzojnë edhe akset e tjera rrugore, për të lehtësuar qarkullimin në autostradë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA