Bashkia e Tiranës, kampe verore për fëmijët e familjeve në nevojë

15/07/2017 00:00

Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për hapjen e kampeve verore ku do të përfshihen fëmijët e qendrave sociale, në 4 njësi administrative të kryeqytetit.

Erion Veliaj thotë se vëmendja e bashkisë do të përqendrohet edhe më shumë tek qendrat sociale për t’u solidarizuar më shumë me fëmijët dhe familjet në nevojë.

“Siç kemi nisur me këto 4 qendra duke ofruar mensa sociale, ashtu do të vazhdojmë edhe me qendrat e tjera për t’u siguruar që në të gjithë territorin e Tiranës të ketë solidaritet dhe askush nuk mbetet pa ndihmën e bashkisë. Të sigurohemi që në qytetin tonë ka solidaritet dhe askush të mos kalojë një ditë pa pasur një vakt të ngrohtë”, tha Veliaj.

Kampet verore, Bashkia e Tiranës ka arritur t’i realizojë nëpërmjet ndihmës së vullnetarëve të qytetit, të cilëve u janë bashkuar edhe një numër i konsiderueshëm vullnetarësh të huaj.

“Dua të falenderoj shumë të gjithë ata anëtarë të komunitetit që punojnë, që bëjnë punë vullnetare, që japin kontribute qoftë me ushqime, qoftë me ndihma të tjera, duke ua bërë jetën disa të tjerëve shumë më të lehtë, duke u siguruar që qendrat tona sociale funksionojnë gjatë gjithë vitit, përfshirë edhe verën”, shtoi Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA