Arrestohet një 21-vjeçar për kultivim kanabisi

12/07/2017 00:00

Policia ka bërë të mundur ditën e sotme evidentimin dhe më pas asgjësimin e 54 bimë kanabis sativa të kultivuara në një parcelë në Kodrën e Vrionit në Fushë-Krujë, ndërsa është vënë në pranga edhe një 21-vjeçar.

Sipas policisë, personi i arrestuar është shtetasi Roland Mesi, 21 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

21-vjeçari i arrestuar dyshohet se ka kultivuar 54 bimët narkotike kanabis sativa në Kodrën e Vrionit.

Top Channel