Vlorë, asgjësohen 100 bimë kanabis në Drashovicë

11/07/2017 00:00

Policia e Vlorës gjatë një kontrolli të kryer në orët e fundit në fshatin Drashovicë kanë gjetur dhe asgjësuar 100 bimë narkotike.

Sipas një njoftimi për shtyp nga drejtoria lokale e policisë, në lidhje me bimët është arrestuar shtetasi Ahmet Nelaj, 51 vjeç.

Sipas njoftimit, bimët e kanabisit ishin të kultivuara në vendin e quajtur Kumë e Madhe. Ato janë asgjësuar me anë të zjarrit.

Ndërkohë, materialet lidhur me personin e arrestuar i kanë kaluar prokurorisë së rrethit përkatës, nën akuzën e “kultivimit të bimëve narkotike”.

Top Channel