
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur sot në orën 05:15 në fshatin Kalivaç të Lezhës, ku mbeti i plagosur shtetasi me iniciale A.Gj.
Efektivët e policisë kanë identifikuar dhe arrestuar njërin nga autorët e dyshuar të tentativës për vrasje.
Shtetasi A.Gj., duke udhëtuar i vetëm me automjetin e tij tip Benz furgon, është qëlluar disa herë me armë zjarri nga 2 persona, ku si rezultat i të shtënave ka ngelur i plagosur në këmbë.
Ky shtetas është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar në flagrancë, në tentativë për t’u larguar jashtë vendit nëpërmjet pikës së kalimit Kufitar Morinë Kukës, Gjovalin Voci (Samuel Feta), 40 vjeç, banues në Kalivaç-Lezhë.
Nga tërësia e veprimeve të deritanishme, dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur për motive të dobëta midis shtetasit A.Gj. dhe shtetasit Gjovalin Voci.
Vazhdojnë hetimet për sqarimin e plotë të fakteve dhe rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe identifikimin e arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale.
Top Channel