Bulqizë, banorët protestë në mbrojtje të pyjeve

11/07/2017 00:00

Banorët e fshatarave të njësisë administrative Fushë-Bulqizë janë ngritur në protestë në mbrojtje të pyjeve.

Sipas tyre, një skavator i një firme po shfrytëzon pyjet e zones. Ata dolën në rrugë, ku protestuan duke e bllokuar atë.

Banorët u shprehën të vendosur për mbrojtjen e pyjeve, pasi ata përbëjnë një prej arsyeve pse ende jetojnë në atë zonë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA