Veliaj: Kinostudio, pol i Tiranës policentrike

10/07/2017 00:00

Përveç rrjetit të ri të ujësjellësit banorët e rrugës “Kahreman Ylli” në Kinostudio kanë tashmë dhe infrastrukturë moderne urbane.

“Jam shumë i lumtur që kthehemi te Rr. “Kahreman Ylli”, një rrugë ku i kemi bërë gjërat për së mbari. Fillimisht shtruam ujësjellësin, bëmë kanalizimet, pusetat, pra gjithë rrjetin nëntokësor, e mandej bëmë shtresat e asfaltit, sinjalistikën, ndriçimin, gjelbërimin. Kjo është mënyra e duhur! Për të mos shkuar në Tiranën e 4 viteve të gjumit, ku fillimisht bëhej një asfalt dhe pastaj çahej toka për të bërë punimet e tjera”, tha kryebashkiaku Erjon Veliaj.

Ashtu si Rr. “Imer Ndregjoni”, apo një sërë investimesh të tjera që kemi bërë në Njësinë 4, Veliaj theksoi se edhe ky investim i jep jetë atij që në Planin e Përgjithshëm Vendor konsiderohet si një nga qendrat e Tiranës policentrike. “Kjo është një rrugë që është bërë për së mbari dhe në këtë pol, që është poli i Kinostudios në Tiranën policentrike, pra një qendër më vete, them që kemi hedhur baza të mira”, shtoi Veliaj.

Ai tha se Bashkia e Tiranës, në vijim të detajimit të Planit të Përgjithshëm Vendor, po bashkëpunon me Universitetin e Harvard-it për të përcaktuar se si këto zona do të zhvillohen në pole të veçanta urbanistike.

Në rrugë janë bërë punimet e nevojshme nëntokësore, kanalizimet dhe rrjeti i ujërave të zeza dhe të bardha, si dhe janë vendosur të gjitha linjat rezervë të telefonisë dhe internetit. Gjithashtu rruga është pajisur me sinjalistikën dhe ndriçimin e nevojshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA