Mjekja në hetim, i vdiq pacientja pas operacionit

10/07/2017 00:00

Një 18-vjeçare nga fshati Shën Mrizë i Gramshit ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit pas një operacioni.

Ketjona Ibrahimi u paraqit mëngjesin e së shtunës me dhimbje të forta barku dhe të vjella. Familjarët akuzuan mjekët kundrejt të cilëve tashmë ka nisur hetimi për “mjekim të pakujdesshëm”.

Burime zyrtare nga Spitali tregojnë historikun e trajimit të 18-vjeçares. Pas analizave ajo u dërgua në gjinekologji ku u bë ndërhyra kirurgjikale. Më pas është thirrur mjeku i përgjithshëm kirurg por nuk u konstatua ndonjë problem akut kirurgjikal. Një dyshim i vogël tek tëmthi bën që vajzës t’i hiqet tëmthi e të dërgohet për biopsy.

Në këto kushte vendos që pacienti nuk paraqet më probleme kirurgjikale, dhe del jashtë sallës operatore në gjendje të stabilizuar. Rreth orës 19:30 pacientja bën një gjendje të menjëherëshme arresti kardiak, dhe pas rreth 30 minutash reanimimi kardiorespirator pacientja deklarohet e vdekur dhe çohet për në morg.

Ndërsa familjarët shprehen të paqartë dhe të shokuar që një dhembje barku çoi në vdekjen e 18 vjeçares. Sipas tyre asnjë shpjegim nuk u është dhënë nga spitali i Elbasanit çka i ka detyruar t’i drejtohen policisë.

Kjo e fundit ka sekuestruar kartelën dhe të gjitha procedurat mjekësore të ndjekjura nga spitali i Elbasanit për t’ja kaluar më pas çështjen prokurorisë.Do të jetë përgjigja e mjekut ligjor që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 18 vjeçares Ketjona Ibrahimi.

Top Channel