Durrës, zjarri shkrumbon një restorant në plazh

10/07/2017 00:00

Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e së hënës një restorant në plazhin e Durrësit, duke e shkrumbuar tërësisht atë.

Nga të dhënat e fundit rezulton se restoranti është në pronësi të një shtetasi shqiptar nga Maqedonia.

Për fat të mirë, zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale, dërsa nga mbikëqyrja e policisë ka rezultuar që shkak të jetë bërë një shkëndijë elektrike në kuzhinën e restorantit.

Top Channel