Aksident në Laç, një i vdekur
10/07/2017 00:00
Një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur në një aksident automobilistik që ndodhi në Laç, në vendin e quajtur “Gurra”.
Një mjet tip “Benz” u përplas me një motor. Si pasojë drejtuesi i motorit, një 67-vjeçar, humbi jetën, ndërsa personi që udhëtonte me të u dërgua në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia shoqëroi ne komisariat 32 vjeçarin që drejtonte mjetin tip “Benz” dhe po vijon me hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Top Channel