
Policia e Burrelit ka njoftuar se deputeti Bedri Hoxha, 49 vjeç ka bërë padi sepse sot rreth orës 13:30 është qëlluar me grusht nga një person, në hyrje të pallatit të kulturës.
Policia nuk jep detaje, por ngjarja mësohet se ka ndodhur pak minuta para takimit që kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha do të bënte me anëtarët e PD-së në këtë qytet.
Për ngjarjen reagoi edhe deputeti Astrit Patozi, i cili thotë se shpreh solidaritet me kolegun e tij dhe fton publikisht Bashën të qetësoje ata që e kanë marrë në mbrojtje.
Bedri Hoxha ka drejtuar bashkinë Klos në periudhën 2003-2009, ndërsa më 2013-ën është zgjedhur deputet i Partisë Demokratike. Ai u la jashtë listave të kandidatëve për deputet, në zgjedhjet e 25 qershorit, nga kryetari i PD-së Basha.
Top Channel