Vlorë, zhduken dy persona; policia nis kërkimet

08/07/2017 00:00

Dy persona janë shpallur të zhdukur nga policia e Vlorës, pasi prej disa ditësh kanë humbur çdo kontakt me familjarët e tyre.

Kanë qenë këta të fundit që kanë bërë denoncimin në drejtorinë lokale të policisë, ku kanë deklaruar se personat në fjalë, të identifikuar me inicialet A.J dhe A.M, ishin nisur nga Vlora në drejtim të Durrësit më datë 3 korrik dhe që prej atëherë kanë humbur çdo kontakt.

Sipas kallëzimit të familjarëve, dy njerëzit e tyre, përkatësisht 52 dhe 28 vjeç, po shkonin në Durrës për të marrë një mjet lundrues, motoskaf, të cilin e kishin ankoruar atje, por nuk kanë bërë kthim në shtëpi.

Me të marrë denoncimin, policia e Vlorës ka bërë shpalljen në kërkim të tyre, duke i konsideruar të humbur dhe po punon për gjetjen e tyre.

Top Channel