“E prita Veliajn, por nuk erdhi”/ Aulon Kalaja: Seanca u shty më 12 nëntor, kryebashkiaku duhet të vijë nga burgu në gjykatë Punësimi në administratën publike tashmë do të realizohet vetëm përmes meritokracisë. Nga Korca, deputeti socialist Niko Peleshi tha se shkëputja e administratës nga ndikimi politik do të rrisë eficencën e institucioneve, në nivel lokal dhe qëndror.
Kryefjalë të këtij mandati të dytë të socialistëve, ish numri dy i qeverisë konsideron pikërisht reformimin e administratës shtetërore.
“Shkëputja e administratës nga ndikimi politik sipas Peleshit do të sjellë një standart europian dhe do të risë eficencën e institucioneve në nivel qëndror dhe lokal….”, thotë Niko Peleshi.
Peleshi u ndal edhe tek turi i dëgjesave që ka nisur prej disa ditësh në të gjithë vendin, për të qënë sa më pranë qytetarëve për të përcaktuar së bashku prioritetet e qeverisjes për 4 vitet e ardhshme pasi sipas tij, ndonëse më 25 qershor PS fitoi në votë masive zgjedhjet, problemet në Shqipëri ende nuk kanë mbaruar.
Top Channel