Mësuesit ndihmës, prindërit: Nuk janë të specializuar

08/07/2017 00:00

Nëse gjatë vitit shkollor 2013-2014 nuk kishte asnje mësues ndihmës, sivjet janë punësuar 223 të tillë. Por, megjithëse situata në vite ka ndryshuar, prindërit thonë se përballen me shumë mangësi.

“Edhe pse 223 mësues ndihmës, ata punojnë part time, paraqiten 1 ose 2 herë në javë, nuk e asistojnë mësuesen primare apo fëmijën gjithë kohës. Këta mësues ndihmës jo të gjithë janë të specializuar për këtë profil apo me trajnime të posaçme”, thotë Emanuela Zaimi, Down Sindrome Albania.

Me çfarë tjetër përballen prindërit që kanë fëmijë me nevoja të veçanta fizike apo intelektuale?

“Ajo çfarë po hasim është dera e mbyllur edhe nga institucionet private, kur një nga kushtet kur marrin licencë është pranimi dhe infrasktruktura për këta nxënës”, thotë Zaimi.

Që një fëmijë të ketë mësues ndihmës është një e drejtë që ja njeh ligji, por shkollat tona kërkojnë që kërkesa të bëhet nga prindi, ndërsa vlerësimi nga një komision i zgjedhur prej saj.

“Kërkova në drejtori që djali të ketë mësues ndihmës. U mblodh komisioni, 40 minuta për ta vlerësuar nuk mjafton. S’ka teste të standardizuara. Caktuan një mësues pa përvojë. Zgjidhja ime është ta paguaj vetë, 250 mijë lekë në muaj”, thotë më tej Emanuela.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA