Durrës, policia gjen një të mitur të humbur në plazh

08/07/2017 00:00

Një fëmijë është gjetur i pashoqëruar nga policia në plazhin e Plepave në Durrës. Vogëlushi, që deklaron se e ka emrin Mateo Piperi, është 6 vjeç dhe banues në Tiranë.

Ai ishte shkëputur nga familjarët teksa ndodhej në plazh dhe aktualisht ndodhet në ambjentet e komisariatit të policisë në gjendje të mirë shëndetësore.

I mituri është rreth 1 metër i gjatë, me tipare të zeza, flokë të prera shkurt ngjyrë të zezë dhe mban veshur një palë pantallona të shkurtra ngjyrë blu.

Drejtoria lokale e Policisë kërkon bashkëpunimin e çdo shtetasi, i cili ka ndonjë informacion mbi familjen e fëmijës së gjetur që të kontaktojnë në numrin 069 411 0217.

Top Channel