Pjesëmarrje në organizatë kriminale, pranga të kërkuarit
06/07/2017 00:00
Agjentë të policisë së Lezhës, në kuadër të operacioneve për kapjen e personave në kërkim, kanë vënë në pranga në orët e fundit një shtetas shqiptar të akuzuar për vepra të rënda penale në Itali.
Në një njoftim për shtyp nga drejtoria lokale e policisë thuhet se në pranga ka rënë shtetasi Ndue Perjaku, 48 vjeç, nga Lezha.
Sipas burimeve, Perjaku ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, pasi Gjykata e Trevizos e ka dënuar me 8 vjet burg për veprat penale “pjesëmarrje në organizata kriminale” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.
Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit përkatës, që do të ndjekë procedurat e ekstradimit të tij në vendin fqinj.
Top Channel