Tiranë, sekuestrohen 50 kg kanabis; 3 në pranga

05/07/2017 00:00

Policia e Tiranës sekuestroi 50 kg kanabis si dhe vuri në pranga 3 persona gjatë operacionit të koduar “Kalaja”.

Blerim e Dritan Murati dhe Bashkim Mema u arrestuan gjatë momentit të shkëmbimit të drogës në rrugën e vjetër Vorë-Rinas.

Sipas policisë, për këta shtetas është arritur të dokumentohet veprimtaria kriminale e shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.

Ndërkohë, në afërsi të fshatit Urë, në vendin e njohur si Maja e Ksulit, policia ka zbuluar një parcelë të hapur rishtas me 434 bimë hashashi. Në parcelën e zbuluar nga komisariati nr. 4, uniformat blu gjetën edhe 54-vjeçarin Aqif Kryeziu, i cili u arrestua në flagrancë.

Top Channel