Ulet vdekshmëria, por sëmundjet tumoriale pësojnë rritje

04/07/2017 00:00

Vdekshmëria në vendit tonë gjatë vitit 2016 ka pësuar rënie krahasuar me vitin 2015.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2016 numri i vdekjeve në popullatë ka rënë me 4,6 për qind krahasuar me një vit më parë.

Ndër faktorët kryesore të vdekshmërisë në vend, INSTAT ka renditur faktorin natyral me 87,4 përqind, ndjekur nga aksidente me 2,1 përqind, vetëvrasjet me 1,1 përqind.

Ndër shkaqet natyrale, numrin më të madh të vdekjeve e zënë sëmundjet që kanë të bëjnë me aparatin e qarkullimit të gjakut me 52 përqind, ndjekur nga sëmundjet tumorale me 15,8 përqind të totalit të vdekjeve.

Sa i takon vdekshmërisë nga sëmundjet tumorale, INSTAT konstaton se gjatë viti 2016 ka një rritje të rasteve me 2,1 përqind krahasuar me 2015.

Rritje të rasteve të vdekshmërisë ka patur edhe tek fëmijët e moshës nën 1 vjeç, me 18,9 përqind.

Grupmosha që ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve është ajo 50 vjeç e lartë. Ndërsa e ndarë sipas qarqeve, INSTAT, publikon se qarku me numrin e vdekjeve më të lartë për 10 mijë banorë është ai i Gjirokastrës me 121 vdekje ndjekur nga Korça me rreth 95.

Ndërsa numrit më të ulet të vdekjeve për 10 mijë banorë e ka shënuar qarku i Tiranës me 60 raste vdekje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA