Kontrollet në pishina, higjiena brenda normave në 48 të kontrolluara

30/06/2017 00:00

Në këto ditë të nxehta vere, zgjedhja më e shpejtë për tu freskuar dhe pushuar janë pishinat. Ambiente që veçanërisht në fundjavë tejmbushen nga qytetarët që nuk mund të dalin jashte Tiranës. Po sa të sigurta janë pishinat dhe a i plotësojnë ato kushtet higjieno-sanitare?

“Të gjitha pishinat kanë bërë analizat e ujit, i cili duhet të jetë në parametrat e ujit të pijshëm me përjashtim të klorit, që duhet të jetë në nivel më të lartë. Për verifikimin e kësaj analize është Inspektorati Shëndetësor”, tha Dritan Ulqinaku, Drejtor në Drejtorinë e Shëndetit Publik.

Sipas Ulqinakut, në Tiranë 48 pishina jane të licencuara. Po Inspektorati Shtetëror Shëndetësor çfarë problematikash evidenton?

“Të gjitha pishinat e kanë sistemin e klorinimit, por nuk bëjnë analizat 2 herë në ditë. po kështu vërehet një mbipopullim, ka shumë pishina që nuk e kanë të afishuar rregulloren, në dy gjuhë shqip dhe anglisht. nuk respektohet brezi higjieno sanitar”, thotë Eltar Deda, kryeinspektor ISHSH.

Çfarë nuk do të tolerojë Inspektorati Shëndetësor këtë sezon veror? “Asnjë pishinë nuk ka kujdestar noti të certifikuar nga federata e notit”, thotë Deda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA