
Guardia di Financa ka shkatërruar një grup italo-shqiptar të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, ndërkohë që ka sekuestruar më shumë se 3.5 ton kanabis, vlera e të cilës në treg, përllogaritet rreth 35 mln euro.
Bëhet fjalë për një organizatë prej 14 personash, mes të cilëve edhe katër shqiptarë, të gjithë të arrestuar, që operonte në Brindisi.
Grupi kriminal kryente transport, shpërndarje, shitje dhe dorëzim të lëndëve narkotike, kryesisht të marjuanës që vinte nga Shqipëria.
Sipas mediave italiane, shqiptarët e vënë në pranga janë, Vaso Mekshi, 39 vjeç, Sh. Muho 33 vjeç dhe Leonard e Emilian Bufi, 36 dhe 31 vjeç.
Drejtoria e Antimafias së Leçes kishte nisur hetimet për këtë grup që në gusht të 2016-ës, ndërkohë që gjatë operacioneve janë sekuestruar edhe armë dhe municione.
Sipas hetuesve, të cilët kanë sekuestruar edhe 2 mjete lundruese, përveç Adriatikut dyshohet se trafikantët kanë përdorur edhe rrugë tokësore për transportimin e hashashit nga Shqipëria drejt Italisë.
Top Channel