“Asnjë polic nuk u plagos”, Berisha për efektivët: U vetëlënduan nga gazi lotsjellës i tyre, përgëzoj protestuesit që e kapën dhe ua hodhën pas Nënkryetarët e PD, Edi Paloka dhe Edmond Spaho kanë reaguar ndaj akuzave të bëra më herët nga sekretari i përgjithshëm Arben Ristani ndaj Lulzim Bashës, për shkelje të statutit të partisë me dhënien e drejtimit dy nënkryetarëve.
Përmes një deklarate për shtyp, Paloka dhe Spaho kanë hedhur poshtë pretendimet për shkelje dhe kanë nënvizuar se statusi e përcakton qartë kur drejtimi i delegohet nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm.
“Në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej nënkryetarëve zëvendëson kryetarin. Në mungesë të këtij autorizimi, sekretari i përgjithshëm mbledh Këshillin Kombëtar i cili komandon nënkryetarin që do të drejtojë partinë deri në vendimin përfundimtar të Kuvendit Kombëtar”, thuhet në deklaratën e përbashkët Paloka-Spaho.
Top Channel