Shpërdorim detyre, Prokuroria kërkon 9 vjet burg për Shpëtim Gjikën
29/06/2017 00:00
Prokuroria e Vlorës ka kërkuar 9 vjet burg për Shpëtim Gjikën, në akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Hetimet ndaj ish kreut të bashkisë së Vlorës kanë nisur që në vitin 2015, në akuzat e ndërtimit të paligjshëm dhe falsifikimit të dokumenteve.
Pasi ishte mbyllur në 2014, çështja u rihap sërish në 2015, ndaj Gjikës dhe dy ish zyrtarëve të tjerë Doriana Sulaj dhe Artur Harxhi. Hetimet rinisën për dhënien e lejes së ndërtimit për një pallat 11-katësh në qytetin bregdetar.
Për Doriana Sulajn dhe Artur Harxhin prokuroria kërkon 6 vjet burg.
Prokuroria kërkon gjithashtu edhe konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të produkteve të veprës penale, pra, pallatin 11 katësh.
Top Channel