Merr flakë automjeti në tunelin Tiranë-Elbasan
29/06/2017 00:00
Një automjet u përsfhi nga flakët në ecje e sipër pranë tunelit që lidh Tiranën me Elbasanin, paraditen e kësaj të enjteje.
Zjarri është shkaktuar si pasojë e një defekti teknik dhe mbinxehja e mjetit, për fat të mirë pa shkaktuar të lënduar.
Për shuarjen e flakëve ndërhynë edhe zjarrfikëset, ndërkohë që u rëndua trafiku për disa minuta.
Top Channel