Makina përplaset me kamionin në rrugën Tiranë-Vorë, një i vdekur

29/06/2017 00:00

Një aksident i rëndë me pasojë një të vdekur ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën dytësore Tiranë-Vorë.

Një autoveturë është përplasur me një kamion e për pasojë një person ka mbetur i vdekur. Sipas policisë, automjeti tip “Ford” me targa DR 5428 E është përplasur me kamion. Viktima është drejtuesi i automjetit “Ford”, ende i paidentifikuar.

Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë ende të paqarta, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Top Channel