Vlorë, mbytet 76-vjeçari nga Fieri

28/06/2017 00:00

Një 76-vjeçar nga Fieri është mbytur në Vlorë paraditen e së mërkurës.

Rreth orës 10:55, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në anë të detit është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë shëndetësore i moshuari, i cili pas pak minutash ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i përktet shtetasit me iniciale M.H. Viktima ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, të cilët kishin ardhur për të pushuar në plazhin e Vlorës.

Top Channel