Atentat në Shkodër, plagoset një person në qendër të qytetit

28/06/2017 00:00

Një person është plagosur në Shkodër gjatë një atentati pranë sheshit “Isa Boletini “.

Ilmir Hajdari, 42 vjeç, ka marrë tre plumba në kraharor dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Mësohet se 42-vjecari ka qenë duke pirë kafe i vetëm kur është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.

Policia ende nuk ka bërë të ditur motivet e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që është duke punuar për identifikimin e autorëve.

Top Channel