Tenton të vrasë me thikë 25-vjeçarin, arrestohet

27/06/2017 00:00

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit për tentativë vrasje.

Burime policore bëjnë të ditur se rreth orës 21.00 të së hënës, ne lagjen nr 18 të Durrësit, pas një konflikti verbal, Andrea Shahaj ka tentuar të vrasë me thikë E. B, 25 vjeç.  I plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.

Pas ndërhyrjes së shpejtë dhe të menjëhershme të Policisë është bërë e mundur të normalizohet situata, të identifikohet dhe arrestohet pak minuta pas ngjarjes autori i dyshuar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar edhe thika.

Ndaj të riut rëndon akuza e vrasjes me dashje, e mbetur në tentativë.

Top Channel