Krimet e Rënda lirojnë Ben Çamin

27/06/2017 00:00

Gjykata e Krimeve të Rënda ka liruar Lutfi Shabanin, i njohur ndryshe edhe si Ben Çami. Shabani u arrestua një vit më parë si i dyshuar në një linjë ndërkombëtare trafiku droge.

Arrestimi i tij, bashkë me dy shtetas të tjerë u bë pas kapjes së 574 kilogramëve hashash në doganën e Kapshticës.

Prokuroria e akuzoi fillimisht për trafik lëndësh narkotike, por më pas ndryshoi akuzën nga “trafik droge” në “moskallëzim krimi”.

Lutfi Shabani i njohur si Ben Çami është dënuar vite më parë si një ndër organizatorët kryesore të trafikut të heroinës nga Turqia në Shqipëri e mandej vendet e BE.

Top Channel