Gramsh, kanoste me pistoletë bashkjetuesen, arrestohet

27/06/2017 00:00

Agjentët e krimeve në komisariatin e policisë së Gramshit bënë në orët e para të mëngjesit të së martës arrestimin e një shtetasi për dhunë në familje.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga ka rënë 38-vjeçari Elidon Gjoni, i cili kishte kanosur me pistoletë 30-vjeçaren me inicialet M.A, me të cilën bashkjetonte dikur.

Në cilësinë e provës materiale, agjentët e krimeve kanë sekuestruar pistoletën e Gjonit, ndërsa ia kanë kaluar materialet prokurorisë nën akuzën e “dhunës në familje” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Top Channel