Votën në këmbim të pronësisë, tre të arrestuar në Çekrezë

25/06/2017 00:00

Tre persona të tjerë janë arrestuar në Tiranë për korrupsion aktiv në zgjedhje.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga  T. H., 31 vjeç, E. Z., 28 vjeç,  A. K., 22 vjeç. 
 
Në fshatin Çekrezë ata janë kapur në flagrancë në automjetin tip Opel, brënda të cilit u gjetën lista e zgjedhësve për qëndrat e votimit të këtij fshati si dhe gjithashtu u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumenta të ndryshme pronësie të banorve të ndryshëm të këtyre qëndrave të votimit.

Nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas u kishin premtuar zgjidhjen e problemeve për këto pronësi banorëve të fshatit Çekrezë, në këmbim të votës për një subjekt të caktuar politik, njofton policia.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta