Në Elbasan, Vlahutin fotografon personat jashtë një QV-je
25/06/2017 00:00
Në ditën e zgjedhjeve parlamentare në vend është përfshirë edhe vet përfaqësuesja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.
Ajo ka qenë e pranishme në një prej qendrave të votimit në Qarkun e Elbasanit, për të ndjekur nga afër procesin e votimit.
Në qendrën e votimit numër 2317, ambasadorja ka ngritur shqetësimin për disa persona që ndodheshin brenda rrethimit të ambienteve ku votohej me lista në duar.
“A jeni të informuar se nuk lejohet askush brenda rrethimit? Cilët janë personat me lista, që qëndrojnë jashtë?”, iu është drejtuar ajo anëtarëve të komisionit.
Gjithashtu, ajo i ka fotografuar personat në fjalë.
Top Channel