“Paradë” e gjashtë planetëve në qiellin e natës këtë fundjavë, ja disa këshilla si mund ta shihni më mirë këtë fenomen
Nuk do të ketë më fjalëkalime për të hyrë në llogarinë tuaj online, pasi do tju mjaftojë vetëm zëri i mbajtësit të llogarisë dhe kaq.
Me zgjidhje të qëndërzuara dhe të sigurta në Cloud, çdo frazë e thënë nga përdoruesi do të mblidhet nga një smartphone ose kompjuter me mikrofon, kriptohet dhe i dërgohet serverit posaçërisht të akredituar. Atje përpunohet dhe verifikohet me një gjurmë zanore të pararegjistruar. E gjithë kjo, në pak sekonda.
Ky është objektivi i projektit Octave, të financuar nga Komisioni Europian në kuadër të programit Horizon 2020. Janë 12 partnerë europianë nga shtatë vende.
“Sistemet e sigurisë të përdorura deri më sot si fjalëkalimi, smartcard, mund të harrohen, të zhduken apo të vidhen nga persona të tjerë, që mund t’i keqpërdorin. Teknologjia e njohjes biometrike, zanore në këtë rast, janë më të sigurta dhe respektuese të privatësisë”, thotë Alessandro Luciano, pressident i fondacionit q koordinon të gjithë partnerët në këtë projekt.
Top Channel