Mashtrimet online, në shënjestër bizneset

24/06/2017 00:00

Një tjetër biznesmen nga kryeqyteti, ra pre e një mashtrimi kompjuterik pak ditë më parë, ku hakerat arritën t’i devijonin një transfertë parash. Për specialistët e krimit kompjuterik, identifikimi dhe vënia para përgjegjsisë i autorëve është i pamundur.

“Kemi konstatuar se hakerat përdorin bankat angleze, të cilat bëjnë shërbime online duke mos lënë gjurmë”, thotë Artan Dashi, specialist i krimit kompjuterik.

Shumat e parave të vjedhura në disa raste kanë qenë të konsiderueshme.

“Vlera më e madhe është një rast në vitin 2015 me 838 mijë euro në dëm të një biznesi”, thotë Dashi.

Sipas ekspertëve, biznesmenët duhet të marrin masa paraprake para se të operojnë me blerje dhe transaksione online.

“Të verifikojnë adresën e emailit, duke folur në telefon me firmën, ose me fax. Hakerat përdorin një manovër, ata thonë ta kryejmë shpejt se jemi të zënë me kontrolle tatime etj”, sqaron ai.

Gjatë 3 viteve të fundit, kur dhe kjo vepër penale ka njohur rritje, dëmi i shkaktuar bizneseve në vend përllogaritet disa miliona euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA