Krujë, eksploziv lokalit të 41-vjeçarit

24/06/2017 00:00

Një sasi lënde plasëse është vendosur pak pas mesnate në një lokal në Krastë të Fushë Krujës.

Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00.23 në pjesën hyrëse të një lokali në pronësi të M. V., 41 vjeç. Policia është nisur menjëherë drejt vendngjarjes. Si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale.

Në përcaktimin e sasisë dhe llojin e lëndës plasëse po kryhen veprime nga ekspertët Antieksploziv. Është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel