Jetimi që gjeti prindërit

24/06/2017 00:00

Fati i mohoi që të rritej me prindërit vetëm pak ditë pasi kishte ardhur në jetë. Që foshnje u end gjyqeve deri sa prindërit u ndanë dhe vazhdoi jetën në shtëpitë e fëmijës, nga Durrësi, në Shkodër dhë më vonë në Tiranë, te Zyber Hallulli, ku jetoi për 8 vite.

“Ishte shumë e vështirë! Por, në shtëpinë e fëmijës ishte një familje që më merrte 3 herë në javë, ajo u bë familja ime e parë. Institucioni më la një datë për të ikur. Fola me këtë familjen dhe jetova me ta për 3 muaj”, thotë Gazmend Lame.

14 vite pa prindër, pa asnjë mbështetje nuk do të ishin të lehta për Gazin, por duke i qenë i vetëm e kish kuptuar mirë se duhet të bënte gjithçka për jetën që e priste.

“Kam studjuar për marangoz. Fillova punë, por duhet ta lija se një universitet më ofroi bursë dhe si bëja dot të dyja”, shton ai.

Thotë se netët në shtëpinë e fëmijës mes lotësh dhe lutjesh ishin të vështira, aq sa kishte ditë që donte të largohej nga gjithçka, veçanërisht nga mendimet.

Momente që e afruan me Zotin, thotë se i rikthyen dëshirën për të jetuar.

“Lidhja ime me kishën nisi në shtëpinë e fëmijës”, kujton ai.

Besimi e bëri Gazin më të mirë, më tolerant, e mësoi të falte, të mos urrente, madje as prindërit që e sollën në jetë e qe e lane vetm. Me kalimin e viteve, ai mori vendimin më të vështirë.

“I thash mamasë nëse dëshiron të jetosh me mua, je e mirëpritur, mamaja tha po dhe prej 1 viti e gjysmë jetojmë bashkë. Kur mora mamin ishte kënaqësi se gatuante, i gjeja gjërat gati, jam bërë dembel tani”, rrëfen Gazi me shaka.

Por, gazi nuk fali vetëm nënën.

“Perëndia më dha mundësi të kujdesesha edhe për babin përpara se të vdiste në 2011, ishte me cerozë. Ishte eksperiencë shumë e mirë edhe pse ai nuk është kujdesur për mua, para se të vdiste ai tha: Zot më fal! mendoj që do jetë penduar!”, kujton ai.

Tani, Gazi thotë se ka gjetur paqen me veten, fali prindërit dhe prej 4 vitesh bën punën që do.

“Instruktor për fëmijët për aplinizëm. Fillova si vullnetar, pastaj më ofruan punë part time dhe prej 2 vitesh më ofruan mundësi për të blerë 28 përqind të aksioneve”, shprehet ai.

Sot ka gjithçka, por ka një moment nga e kaluara që do ta kujtojë gjithmonë.

“Erdhën më thanë të ka ardhur mamaja, unë që shkoja duke ecur edhe mendoja, mami është gjallë, a është mami i vërtetë? Pse ka ardhur tani?”, thotë ai.

Top Channel