Qëllon me armë zjarri në lokal, arrestohet 41-vjeçari

22/06/2017 00:00

Një 41-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.

Ngjarja ka ndodhur në lokalin e quajtur “Gjermani” në bregdetin e Semanit Fier, ku Ilir Boriçi, nga Fieri, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje, për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në lokalin e A. C, 23 vjeç, duke i shkatërruar sendet dhe pajisjet e lokalit.

Ndërkohë bashkë me të është arrestuar edhe Artur Dinaj, 38 vjeç për moskallëzim krimi. Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan shtatë gëzhoja pistolete.

Top Channel