Mitingu përmbyllës i PS, policia bën të ditur rrugët që bllokohen

22/06/2017 00:00

Policia e Shtetit bën të ditur segmentet rrugore që bllokohen për shkak të fushatës përmbyllëse të Partisë Socialiste. Kufizimet në rrugë nisin prej orës 17.00.

rugët që bllokohen:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Kryqëzimi me Bulevardin “Bajram Curri” deri tek Sheshi “Nënë Tereza”
– Rruga “Abdyl Frashëri”, nga kryqëzimi me Rrugën “Ibrahim Rugova” deri tek kryqëzimi me Bulevardin Dëshmorët e Kombit
– Rruga “Lek Dukagjini”, nga Garda e Republikës deri tek Sheshi Italia
– Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi me Rrugën “Papa Gjon Pali i II” deri tek kryqëzimi me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”

Si rrjedhojë e këtyre segmenteve të bllokuara do të bëhet spostimi i përkohshme i linjave urbane si:

– Linja Urbane e Tiranës së Re, nga rruga “Muhamet Gjollesha”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Bajram Curri”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe anasjelltas nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Gjergj Fishta” drejt Rrugës “Muhamet Gjollesha”, duke anashkaluar segmentin Rrugorë “Sulejman Delvina, Abdyl Frashëri”

– Linja Urbane Kamëz – Tiranë – Kamëz (Shpresa-Al), stacioni qëndror përkohësisht do të spostohet tek Sheshi “Parisi” tek Rruga e “Durrësit”(Kafe Flora)

– Linja Urbane T.E.G. – Kopësht Zologjik – Qendër – ish Stacioni i Trenit, nga Sheshi “Uillson”, do të spostohet përkohësisht në Rrugën “Sami Frashëri”, Bulevardi “Bajram Curri”, drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe anasjelltas nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, do të spostohet përkohësisht në Bulevardin “Gjergj Fishta” drejt Rrugës “Muhamet Gjollesha”, duke anashkaluar segmentin Rrugorë “Abdyl Frashëri dhe Bulevardin Dëshmorët e Kombit nga Piramida drejt Presidencës”

Për të gjithë simpatizantët e kësaj force politike të cilët do të vin nga qytetet e tjera të Sqipërisë, mjetet e transportit Interurban do të parkohen si më poshtë:

– Ardhja nga Sheshi Shqiponja do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Pallati i Sportit “Asllan Rusi”
– Ardhja nga Pallati me Shigjeta do të ketë stacion parkimi, Rrugën “Muhedin Llagani”( ish parku i Ministrisë së Punëve të Brendshme)
– Ardhja nga Rruga e “Elbasanit” do të ketë stacion parkimi, sheshin tek Fakulteti i Ekonomisë
– Ardhja nga Rruga “Bardhyl” do të ketë stacion parkimi, sheshin në afërsi të Martenitetit të Ri

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta